Transmetuar më 27-09-2020, 13:04

Arrestohet në Qafë Thanë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore të Kroacisë.

Ai është 35-vjeçari Toni Jashari, nga Gostivari i Maqedonisë, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale, "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikësh".

Ai u ndalua në momentin që u vërtetua se të dhënat e tij në dokumente përkonin me ato të autoriteteve kroate.

35-vjeçari në vitin 2018 është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme të ekstradimit. /k.k/noa.al/