Arrestohet hajduti i banesave dhe portofolëve, ishte kthyer në makth për komunitetin
Transmetuar më 27-09-2020, 12:44

Një 46-vjeçar nga Kavaja është arrestuar pasi sipas policisë vidhte banesa dhe portofola.

Ai është shtetasi me inicialet A. Gj., i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Policia thotë se ai është autori i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.

-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e 46-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

Gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/