Transmetuar më 27-09-2020, 10:35

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës, njëri pasi u kap me 11 kilogram kanabis në banesë, dhe një tjetër pasi kishte kultivuar bimë narkotike.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, banues në fshatin Amonicë, Selenicë, u gjet dhe sekuestrua sasia prej 11 kilogramë kanabis.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është arrestuar shtetasi Z. H., 48 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë.

Gjatë kontrollit në territorin përrreth banesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në ngarkim të shtetasit L. B. dhe për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në ngarkim të shtetasit Z. H. /k.k/noa.al/