Transmetuar më 27-09-2020, 10:08

Ish-deputetja e Partisë Demokratike bën përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Përmes një reagimi në Facebook, Tabaku shkruan se Rama u la shqiptarëve azilkërkimin si peshqesh në këto 7 vite.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes: 219 000 të larguar”, shkruan ish-deputetja.

Sipas Tabakut, “mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që  nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën”.

Ndërkaq, duke iu referuar asaj që shkruan znj. Tabaku, “1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vision”.

“Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, përfundon Tabaku. /k.k/noa.al/