Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga, burrë e grua përfundojnë në spital
Transmetuar më 26-09-2020, 23:23

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, konkretisht në afërsi të fshatit Sovjan.

Një automjet ku udhëtonin bërrë e grua, dyshohet se ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i mjetit së bashku me bashkëshorten, kanë përfunduar në spital për të marrë mjekim.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështija në rrugë.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia ku po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.