Transmetuar më 26-09-2020, 20:53

Llogaritë e pambyllura të bandave të vjetra kriminale në qytetin e Lushnjës janë motivi se përse vazhdimisht prodhohen krime të reja ne këtë qytet, sikurse edhe vrasja e dyfishte e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Ky është përfundimi i prokurorisë SPAK që doli në konkluzionin se përplasjet mes zgjatimeve të bandës së Aldo Bares dhe trashgimtarëve të anëtarëve dikur në krahun e Artur Daja vazhdojnë ende, herë me viktima e herë me atentate të dështuara.

Laert Haxhiu i shumë kërkuar, dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Baren, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut. Shënjestrës së Laert Haxhiut sipas burimeve të SPAk ju bë atentat nga ky ai mbeti i plagosur.

Akuza që do t’i adresohet të shumë kërkuarit është ajo e krijimit të grupit, që në nisje të veprimtarisë vrau shokun e Aldo Bares i njohur si Iriqi.

Por meqënëse Haxhiu e ka shlyer dënimin ndonëse të diskutueshëm për ketë krim, për Jurgen Hoxhen dhe Zamir Latifin ai do të përgjigjet para gjykatës së posaçme me seli në Tiranë.

Së bashku me të sipas burimeve të Top Channel do të përfundojnë nën akuzë edhe Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili të zbuluar dhe të arrestuar gjatë pandemisë.

Njëra nga akuzat ndaj tre të rinjve nga Lushnja është vrasje e mbetur në tentative në kuadër të organizatës kriminale, ndërsa e dyta vrasje në rrethanë cilësuese.