Një grua në Tiranë i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
Transmetuar më 26-09-2020, 19:08

Një grua në moshë të thyer i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme pasditen e sotme pasi u hodh nga pallati ku jetonte në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”z raporton noa.al duke cituar komunikatën që sapo doli nga policia.

Sipas saj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte, shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.