Lidhje me biznesmenin? Reagon Fjolla Morina: Po shkatërroni familjen e një njeriu, i mbaj vetë fajet e mia
Transmetuar më 26-09-2020, 14:30

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë, pasi u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, bashkë me dy persona të tjerë, me dy pistoleta në çantë duke hyrë për në Shqipëri.

Në makinë me të ndodhej shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmenin që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla.

Ajo shprehet e indinjuar pas shkrimeve në media për lidhje mes saj dhe biznesmenit, për të cilin thuhet se i ka dhuruar makinën tip “Audi”, duke e marrë në mbrojtje.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija… Por të shkruani me emër dhe mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë”, shkruan Fjolla në reagimin në Instastory.

Këngëtarja nga Kosova po qëndron në Kukës në “arrest shtëpie”, në një banesë me qira deri në momentin që gjykata mund të vendosë për një masë tjetër sigurie.

Këngëtarja do të qëndrojë në arrest shtëpie në vijim të hetimeve ndaj saj, ndërkohë për dy miqtë e saj Fisnik Syla dhe Fitim Muji u caktua “arrest me burg”.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, mëngjesin e 19 shtatorit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. /a.y/noa.al

Dalin pamjet, ku po e kalon Fjolla Morina arrestin shtëpiak

U la në arrest shtëpie, Fjolla Morina në banesë me qira në Kukës

U kap me armë, këngëtarja del nga qelia/ Flet avokatja e Fjolla Morinës, e pakënaqur me vendimin e gjykatës së Kukësit (Fotot)

U kap me dy pistoleta, Fjolla Morina lihet në arrest shtëpie/ Dy miqtë e saj mbeten në burg