Shpërndante kokainë, kush është i arrestuari nga “Shqiponjat”/ Emri
Transmetuar më 26-09-2020, 12:05
Dozat dhe parate e sekuestruara

Goditet një rast të shpërndarjes së drogave të forta nga forca “Shqiponjat” në bashkëpunim me policinë e Shkodrës, duke prangosur një person i cili shpërndante kokainë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një 26-vjeçar shpërndante kokainë në doza të vogla në Shkodër, u bë e mundur kapja e tij.

I arrestuari është Sead Rrjolli 26 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Dergut”, lagjja “Naim Gjylbegu”, Shkodër, forca e posaçme “Shqiponja” e policia e Shkodrës, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedez Benz” i kanë gjetur 10 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të kontrollit fizik të ushtruar Rrjollit i janë gjetur 35.200 lekë të reja dhe dy aparate celular.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al