Transmetuar më 26-09-2020, 10:41

Tjetër tampon për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Pas qëndrimit për thuajse dhjetë ditë i shtruar në spitalin e ‘San Raffaele’, me koronavirus, kavalieri vijon karantinën në vilën e tij në San Martino, në izolim.

Bashkë me të në rezidencën në Arcore, ndodhet edhe partnerja Marta Fascina.

Berlusconi i cili për pak ditë mbush 84 vjeç, nga tamponi i fundit rezultati i të cilit doli të premten, rezultoi sërish pozitiv ndaj Covid-19, kur ka kaluar një muaj nga infektimi.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet nën kontroll, ndërkohë që po mbahet nën kontroll nga mjekët. /a.y/noa.al