Transmetuar më 26-09-2020, 09:41
Foto ilustruese

Një vajzë e mitur ka rënë pre e përdhunimit nga ai që duhet të luante rolin e babait, njerku i saj.

Policia e Durrësit, njofton se këtë të premte ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin L.K., banues në Durrës.

I ndaluari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një e të mitur 14 vjeçe, vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë e saj.

Ishte e mitura me të ëmën ato që bënë denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e tij.

Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë rreth saj. /a.y/noa.al