Transmetuar më 26-09-2020, 09:18
Parate e sekuestruara

Policia Kufitare në Rinas, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, duke sekuestruar 67 mijë e 859 paund.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar për kontroll në vijën e dytë, 63-vjeçarin J. D., lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, tunizianit, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67.850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të, J. D., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. /a.y/noa.al