Transmetuar më 26-09-2020, 08:57

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin qysh nga mesnata, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në videot më poshtë shihni pamjet se si uji ka vërshuar në rrugë tek zona e Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Elbasanit, por edhe pjesë të tjera të kryeqytetit.

Mjete që lëvizin në vështirësi teksa rruga është bërë “det”.

Madje si pasojë e shiut dhe erës së fortë janë rrëzuar edhe pemë në rrugë.

Për më tepër shihni pamjet në videot më poshtë. /a.y/noa.al