Transmetuar më 26-09-2020, 08:43
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike është zbuluar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një grua dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Pavarsia 2”, ku është konstatuar pa shenja jete 54-vjeçarja Pranvera Balo, banuese në Vlorë.

Viktima dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme.

Si pasojë e plagëve të marra nga lartësia, gruaja ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al