Erë e fortë dhe dallgë, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Merrni masa
Transmetuar më 26-09-2020, 08:08

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug në të premten dhe të shtunën, moti do të jetë i përkeqësiar, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metër dhe perioda 6s .

Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare. /a.y/noa.al