Transmetuar më 26-09-2020, 00:14

Vendi ynë është lëkundur ditët e fundit nga një sërë tërmetesh.

Por sipas të dhënave i tërë Ballkani është përfshirë në një zonë aktive sizmike.

Një tërmet me magnitudë 3.1, që ka rënë sot në drekë rreth orës 13:11 Kretë, ishte i fundit në Ballkan gjatë ditës së sotme, pas ditës së kaluar, që ishte tepër e trazuar.

Lëkundje të lehta tërmeti u ndjenë sot në mëngjes në Tiranë dhe rrethina.

Lëkundja ka qenë e shkurtër.

Tërmeti pati një magnitudë 3.3 të shkallër Rihter dhe epiqendrën 30 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 10 kilometra në veri-perëndim të Shijakut.

Ky tërmet ishte në vijim të disa lëkundjeve të një dite me parë.

Sipas CSEM-EMSC, dje në ora 15:34 është ndjerë lehtë një tërmet me magnitudë 3.4, Shkalla Rihter,  me epiqendër rreth 29 km larg Tiranës, 5 km në veriperëndim të Peqinit.

Tërmeti ka pasur një thellësi 38 km. Sipas dëshmive tërmeti është ndjerë në Peqin, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ka qenë Lushnja qyteti që ka ndjerë në dy ditët e fundit më shpesh lëkundje.

Tërmeti 12 km juglindje të Lushnjës, ora 19.82 gjatë mbrëmjes së djeshme, ka qenë edhe i fundit më i madh që ëshë rregjistruar në territorin shqiptare dhe shpresohet pas panikut që ka krijuar, të jetë një herë e përgjithmonë i tillë.

Tërmetet në Shqipëri kanë rënë në vijimësi të disa tërmetve të ngjashme që kanë rënë në 48 orët e fundit edhe në Turqi dhe Greqi, me madhësi nga 3 deri në 4.5.

Një tërmet me magnitudë 4.2 është ndjerë në Turqinë Perëndimore dje, 45 km në jugperëndim të Buyukçekmece në ora 13:38 dhe në 18”06 minuta në të njëjtën zonë është rregjistruar një tjetër tërmet me madhësi 3.6.

Sipas specialistëve tërmeti i Cërrikut nuk ka lidhje me zonën sizmike të bregdetit, që ëshët aktivizuar pas lëkundjeve të forta të vjeshtës së vitit të kaluar.

Deri më sot, numri i pasgoditjeve të lokalizuara nga Rrjeti Sizmologjik Shqiptar, e ka kaluar numrin 3000 tërmeteve, ku më i vogli ka madhësinë 1.5 sipas shkallës lokale Rihter.

Zona aktive u shtri nga Durrësi në jug e deri në lagunën e Patokut në veri, nga Deti Adriatik (në afërsi te Kepit te Rodonit) në perëndim deri në Fushë-Krujë e Thumanë në lindje.

“Departamenti i Sizmologjisë në IGJEUM (Universiteti Politeknik) së bashku me bashkëpunëtorët Gjerman të GFZ në Potsdam, nisën një fushatë monitorimi me 30 stacione të lëvizshme, të këtij aktiviteti, që së bashku me të dhënat e përftuara nga Rrjeti Kombëtar por edhe stacionet rajonale, kanë shërbyer për të karakterizuar më mirë zonën e aktivizuar. Këto të dhëna janë në studim e sipër për një modelim përfundimtar e të qartë jo vetëm me interes kombëtar, por edhe ndërkombëtar”, u shprehën përfaqësues të IGJEUM, lidhur me situatën e fundit sizmike.

Të dhënat zyrtare nga IGJEUM thonë se i gjithë territori i Shqipërisë është sizmikisht aktiv. Shqipëria është një nga vendet me rrezik sizmik më të lartë jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por edhe në botë. Premisë për këtë është pozita gjeografike në kontaktin e tipit të përplasjes kontinentale ndërmjet mikropllakës së Adriatikut dhe pllakës tektonike të Euro-azisë.

/NOA.al