Transmetuar më 25-09-2020, 23:32

Zvicra do të anulojë vendimin për mbylljen në karantinë të qytetarëve nga Kosova.

Prej ditës së sotme shqiptarët e Kosovës do të udhëtojnë drejt Zvicrës, pa qenë nevoja e karantinës.

“Nga data 28 shtator 2020, Kosova nuk do të jetë në listën e vendeve me rrezik të lartë. Prandaj nuk do të vlejë masa e vetizolimit 10 ditor shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Bern.

Sipas rregullit që ka vendosur Zvicra, njerëzit që kanë qëndruar në një vend ose zonë me një rrezik në rritje të infektimit dhe më pas hyjnë në Zvicër, duhet të jenë në karantinë. Shqiptarët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut, si dhe ata të Malit të Zi, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen rregullit të karantinës.

Nga 25 shtatori janë larguar nga lista, Kosova dhe San Marino.

Shtetet dhe territoret që janë ende në listë

Shqipëria

Andorra

Argjentina

Armenia

Bahamas

Bahrejn

Belgjika

Belize

Territori Palestinez i Pushtuar

Bolivi

Bosnjë dhe Hercegovinë

Brazili

Kepi i Verdhë

Kili

Kosta Rika

Danimarka

Republika Domenikane

Ekuador

Guajana

Hondurasi

India

Irak

Irlanda

Islanda

Izraelit

Xhamajka

Katar

Kolumbia

Kroacia

Kuvajti

Liban

Libia

Luksemburgu

Maldivet

Malta

Maroku

Moldavia

Monako

Mali i Zi

Namibia

Nepali

Holanda

Maqedonia e Veriut

Omani

Panama

Paraguai

Peruja

Portugalia

Rumania

Sllovenia

Spanja

Surinami

Trinidad dhe Tobago

Republika Çeke

Ukrainë

Hungaria

Emiratet e Bashkuara Arabe

Mbretëria e Bashkuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

/NOA.al