Transmetuar më 25-09-2020, 19:21

Veshur me shirita të bardhë, flokët mbledhur dhe me përshëndetjen standarde, nxënësit e shkollës së mesme të Tajlandës po bëjnë çmos për të tronditur sistemin e ngurtë arsimor të vendit.

Ndërsa studentët e universitetit po zhvillojnë prej javësh protesta të profilit të lartë në kampuse për demokraci, vëllezërit e tyre më të vegjël po përparojnë me rebelimin e tyre.

"Ekziston një thënie virale që ‘diktatura jonë e parë është shkolla'", tha 17- vjeçarja Peka Loetparisanyu për Reuters në banesën e saj.

"Ata po përpiqen të na e rrënjosin se ne jemi vetëm njerëz të vegjël në një shoqëri autoritare", tha Loetparisanyu.

Lëvizja që përshkon shkollat e mesme tajlandeze është quajtur nga udhwheqwsit e saj,  "Student i keq". /k.k/noa.al/