Transmetuar më 25-09-2020, 18:39

Policia në Vietnam ka konfiskuar rreth 345 mijë prezervativë të përdorur të cilët ishin pastruar dhe rishitur si të reja, raportuan mediat shtetërore.

Mediat kanë publikuar dhjetëra çanta të mëdha që përmbajnë prezervativë të përdorur të shpërndara nëpër dyshemenë e një depoje në provincën jugore të Binh Duong. Policia tha se çantat peshonin mbi 360 kilogramë, e barabartë me 345 mijë preservative.

Pronari i magazinës tha se ata kishin marrë një "futje mujore të prezervativëve të përdorur nga një person i panjohur", raportoi gazeta shtetërore Tuoi Tre.

Një grua e ndaluar gjatë operacionit i tha policisë se profilaktikat e përdorura fillimisht ziheshin në ujë, pastaj thaheshin dhe paketoheshin për t’u shitur sërish.

VTV tha se nuk ishte e qartë se sa prej prezervativëve të ricikluar ishin shitur tashmë.

Gruaja e ndaluar tha se kishte marrë 0.17 dollarë për çdo kilogram prezervativë të ricikluar që prodhoi. /k.k/noa.al/