Transmetuar më 25-09-2020, 17:38

Policia ka dhënë informacion zyrtar për tentativën e një të riu për t’u arratisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

28-vjeçari me inicialet K. P, ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ishte denoncuar nga babai i tij.

Në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ai goditi efektivin dhe tentoi të largohet.

Ai u kap dhe prangos disa metra më tej nga Forcat e Posaçme "Shqiponjat".

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës", "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë" dhe "Dhuna në familje", dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme. /k.k/noa.al/

Arratiset një person nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, arrestohet në kohë