Transmetuar më 25-09-2020, 15:55

Një i akuzuar për trafik droge, në Britaninë e Madhe, ka arritur që të arratiset në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit.

Edhe pse në gjykatë kishte edhe forca policie, ai nuk e mendoi dy herë për të ikur.

Në pamje shihet teksa vrapon në korridor dhe më pas zbret shkallët për të dalë jashtë.

Një nga policët hidhet nga shkallët për ta ndaluar, por më kot.

Madje u dëmtua dhe përfundoi në spital.

Policia është ende në kërkim të të arratisurit. /k.k/noa.al/