Transmetuar më 25-09-2020, 15:18

Kosova duket se po e fiton betejën me koronavirusin, teksa dita ditës raportohen më pak të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se në 24 orët e fundit ka humbur jetën vetëm një pacient.

Nga 664 testimet e realizuara për të dyshuar me Covid, 46 rezultuan raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 379, nga 64 mijë e 894 testime që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkaq, 617 persona e kanë humbur betejën deri më sot.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë. /k.k/noa.al/