Transmetuar më 25-09-2020, 13:38
Vogelushja e pretenduar e dhunuar, pronari i kopshtit

Një ngjarje e rëndë u raportua një ditë më parë në Durrës, ku një foshnjë rreth 2 vjeç, u raportua se ishte dhunuar në kopshtin privat i cili funksiononte edhe si çerdhe, ku vogëlushja ishte dërguar nga familja.

Si të dyshuar për ngjarjen, policia nisi procedimin penal për pronarin e kopshtit Gëzim Dervishi 61 vjeç.

Duke folur për mediat ditën e sotme, ai mohoi që vajza e mitur 18 muajshe, të jetë dhunuar në kopsht.

Dervishi deklaroi se është thirrur në polici për ngjarjen, teksa shton se edukatoren mbi të cilën ka dyshime, e ka larguar nga puna.

“Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha, ‘më ke hyrë në hak kot’. Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë, merre se qan. Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës si kam parë shenja dhune. S’kam parë as fotografi. E kam besuar që u dhunua nga fjalët e nënës”, është shprehur Dervishi.

Më tej shtoi se kopshti e ushtron aktivitetin prej thuajse 14 vitesh dhe nuk ka pasur kurrë probleme.

Lidhur me pretendimet se ka tentuar të korruptojë nënën e vajzës, tregoi se gruaja i kishte thënë se do e çonte vajzën në spital privat për ti bërë grafi.

“Unë i thashë meqë është privat, na 50 mijë lekë dhe bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore, ajo nuk i mori”, deklaroi pronari i kopshtit. /a.y/noa.al

Punonjësi i një çerdhe private në Durrës, dhunon fëmijën 2 vjeç