Transmetuar më 25-09-2020, 12:13

Gruaja e Lefter Zhidrut, Floresha Zhidru është paraqitur bashkë me disa familjarë në morgun e Elasanit, për të marrë trupin e pajetë të 71-vjeçarit të ekzekutuar pasditen e djeshme nga forcat RENEA, pas shkëmbimit të zjarrit.

Familjarët kanë vendosur që trupi i pajetë i të moshuarit, të përcillet në banesën e fundit, në fshatin Xarë të Sarandës, vend ku dhe kishte lindur.

Ishte gruaja e të ndjerit Floresha, ajo që mesditën e djeshme, njoftoi policinë, pasi bashkë me vajzën 14 vjeçe, ndihej e kërcënuar nga Lefteri, i cili ishte i armatosur dhe kishte kallëpe tritoli.

Por ndërhyrja e policisë pas sherrit në familje, nuk përfundoi mirë, pasi 71-vjeçari nisi të qëllojë drejt uniformave blu, ku pas rezistencës së bërë për pesë orë me radhë, u ekzekutua nga forcat RENEA, ndaj të cilave edhe në çastet e fundit nuk i kurseu plumbat.

Mësohet se Floresha, ishte gruaja e tretë e Lefterit, me të cilën vijonte jetesën deri ditën e djeshme, pavarësisht problematikave mes tyre.

Ai kishte qenë i martuar dy herë të tjera më parë, ku me njërën nga gratë ka edhe një djalë në moshë madhore, i cili jeton në emigrim.

Zhidru njihej si natyrë e dhunshme, madje këtë gjë e pohojnë edhe fqinjët, të cilët dëgjonin vazhdimisht sherre dhe britma, nga banesa e çiftit. /a.y/noa.al

Muret e bëra “shoshë” nga plumbat, çfarë mbeti në shtëpinë e të vrarit nga RENEA

Gruaja e 71-vjeçarit që u vra nga RENEA “sulmon” mediat: Do jepni llogari për shpifjet

Pamjet e tmerrit/ Zbardhet dëshmia e gruas në polici, para ekzekutimit 71-vjeçari kërcënoi RENEA-n: Do t’ju hedh në erë, po u afruat!

Detajet e Policisë: RENEA e ekzekutoi 71-vjeçarin në kushtet e vetëmbrojtjes

Pas 5 orësh negociata, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin e armatosur në Elbasan

Prej orësh i bën rezistencë RENEA-s, 71-vjeçari i armatosur: Mos fikni dritat, po ndjek lajmet

Prej orësh i bën rezistencë RENEA-s, 71-vjeçari i armatosur: Mos fikni dritat, po ndjek lajmet