Transmetuar më 25-09-2020, 11:28

Pamjet që shikoni në fotogarfi vijnë nga shtëpia e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit, pasditen e djeshme, në Elbasan.

Muret e bëra “shoshë” nga të shtënat, mobilje të dëmtuara dhe pamje si të një skene lufte.

Ngjarja e rëndë nisi pak pas orës 13.00 të ditës së enjte, për tu përfunduar pak pas orës 18.00, me vrasjen e të moshuarit në banesën e tij në lagjen “11 nëntori”.

Gjithçka pasi i moshuari ka parë të afrohen në derë efektivët e RENEA ku ka hapur zjarr drejt tyre, për të mbetur i vrarë.

Ngjarja nisi pasi gruaja e të moshuarit Floresha Zhidru njoftoi policinë, për të kërkuar ndihmë, pasi i shoqi ishte i armatosur.

Nga shkëmbimi i të shtënave mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Gruaja e 71-vjeçarit që u vra nga RENEA “sulmon” mediat: Do jepni llogari për shpifjet

Pamjet e tmerrit/ Zbardhet dëshmia e gruas në polici, para ekzekutimit 71-vjeçari kërcënoi RENEA-n: Do t’ju hedh në erë, po u afruat!

Detajet e Policisë: RENEA e ekzekutoi 71-vjeçarin në kushtet e vetëmbrojtjes

Pas 5 orësh negociata, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin e armatosur në Elbasan

Prej orësh i bën rezistencë RENEA-s, 71-vjeçari i armatosur: Mos fikni dritat, po ndjek lajmet

Prej orësh i bën rezistencë RENEA-s, 71-vjeçari i armatosur: Mos fikni dritat, po ndjek lajmet