Transmetuar më 25-09-2020, 11:13
Foto ilustruese

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy personave, për motive pronësie në Kamëz.

Efektivët e komisariatit Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.

I dyshuari, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Në sajë të ndërhyrjes në kohë të policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. /a.y/noa.al