Transmetuar më 25-09-2020, 10:32

Shkarkohet nga detyra ish-kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Në vendimin e dhënë ditën e sotme në shkallën e dytë të vetingut, Komisioni i Posaçëm i Apelimit i komunikoi shkarkimin nga detyrës, për shkak se nuk arritje të justifikonte pasurinë e saj.

Komisioneri Florian Ballhysa kërkoi në seancat e kaluara shkarkimin e prokurores, me pretendimin se nuk e justifikon blerjen e një apartament banimi në Durrës dhe nuk ka asnjë burim të ligjshëm për një llogari bankare.

Nga ana e saj gjatë procesit, Prela kërkoi largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi sipas saj ka konflikt interesi.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por komisioneri publik e ankimoi vendimin duke çuar në shkarkimin e saj. /a.y/noa.al