Transmetuar më 25-09-2020, 09:29

Virologia e njohur kineze, Li-Meng Yan, bën një deklaratë të fortë lidhur me origjinën e koronavirusit.

Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për një virus natyror, por për një patogjen artificial të krijuar në laborator.

Virologia akuzon qeverinë kineze se ka gënjyar lidhur me Sars-Cov-2, duke hedhur akuza edhe më të rënda, “Organizata Botërore e Shëndetësisë është bashkëpunëtore e Partisë Komuniste Kineze”.

Madje Li-Meng Yan shkon më tej duke thënë se ka prova për këtë deklaratë të saj, duke thënë se shumë shpejt do të nxjerrë një raport të dytë.

“Në të do të ketë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush i kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të shohin se kam të drejtë”, tha virologjia.

Deklarata e saj u bë në mediat italiane, duke shtuar se tregu i produkteve shtazore në Wuhan u përdor si justifikim për të fshehur të vërtetën.

Madje shkon më tej duke pretenduar se kolegët i kanë thënë që të mbyllë gojën dhe të mos flasë për origjinën e virusit. /a.y/noa.al