Transmetuar më 25-09-2020, 09:00

Shafrani i Indisë është një nga erëzat më të njohura dhe të përdorura në botë, një pjesë integrale si e kuzhinës po ashtu edhe e mjekësisë tradicionale në kulturat aziatike si kineze dhe indiane.

Është përdorur për shekuj me radhë për shkak të vetive të saj terapeutike dhe më poshtë shpjegojmë se si ta përdorni për të përgatitur një antibiotik natyral të shkëlqyeshëm, i cilësuar si një ndër më të fuqishmit në botë.

Studime të ndryshme ee kanë shoqëruar shafranin për vetitë e fuqishme terapeutike, duke përfshirë rolin si antibiotik dhe antioksidant, i cili është tejet efektiv në parandalimin e kancerit, luftimin e infeksioneve dhe mikrobeve.

Falë aftësisë së tij për të shkatërruar mikrobet, shafrani i Indisë mund të përdoret për të trajtuar gastritin, ulçerat e stomakut dhe probleme të tjera të sistemit të tretjes. Dhe jo vetëm kaq: inflamacionin, artritin, problemet e mëlçisë dhe Alzheimeri mund të kurohen me ndihmën e shafranit të Indisë.

Duke kombinuar shafranin e Indisë dhe mjaltin ju mund të siguroni këto përfitime në mënyrë perfekte, shkruan noa.al. Mjalti është shumë efektiv në stimulimin e tretjes së mirë, luftimin e baktereve dhe viruseve të pranishëm në zorrë.

Për të përgatitur ilaçin ju nevojitet 1 lugë gjelle pluhur shafran Inde dhe 100 gramë mjaltë. Përzieni mirë dy përbërësit, derisa të integrohen në mënyrë të përsosur me njëri-tjetrin. Merrni gjysmë lugë çaji nga ky ilaç natyral rreth 5-6 herë në ditë dhe dobitë janë të garantuara. /a.y/noa.al