Transmetuar më 24-09-2020, 23:51

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste në emisionin Opinion, i pyetur nga ekonomisti Besart Kadia ka folur lidhur me çshtjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Sipas Veliajt uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.

Më tej, duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së çmimit të ujit, Veliaj tha: “Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”.