Transmetuar më 24-09-2020, 22:17

Mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel, teksa diskutohet tema “Zgjedhjet pa konsensus”, ka pasur një debat të ashpër mes ministres dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe Endri Shabanit të Nismës Thurje. Teksa debatonin në një moment, Spiropali i thotë Shabanit:

“Me gjithë respektin, unë ju ju ha për mëngjes, me gjithë vota”.

“Mos kini frikë nga vota,” tha Shabani.

“Nuk kemi frikë ne,” u përgjigj Spiropali.

Debati nisi kur Spiropali i tha Shabanit që e njeh atë shumë mirë, ndërkohë ai iu kthye duke i thënë se ka vjedhur kur ajo ishte tek doganat.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju keni vjedhur kur ishit të dogana, 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropai: Lërini këto shprehje populiste që s’na çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se përndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjaft-i.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.