Transmetuar më 24-09-2020, 21:26

Një aksident i tmerrshëm është shënuar në Britaninë e Madhe. Në një video të publikuar nga policia, shfaqet momenti kur një çiklist përplaset nga një shofer i cili pas aksidentit arratiset, duke e lënë të lënduarin të vdesë në rrugë.

Kamerat e sigurisë tregojnë Andell Goulbourine, 59-vjeç, teksa  fluturon gati 30 metra në ajër si pasojë e përplasjes së fuqishme. Babai i tre fëmijëve u godit nga një makinë tip “BMW, M135” gri në Saltey, Brimingham.

Edhe pse kalimtarë të rastit e mjekët, të cilët mbërritën në kohë rekord në vendngjarje tentuan t’i dhurojnë ndihmën e parë Goulbourine, përpjekjet e tyre ishin të kota pasi 59-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë raportohet se hetuesit ndodhen në terren dhe janë vënë në kërkim të 24-vjeçarit Kashif Khan, i cili ishte shkaktari i aksidentit fatal.