Transmetuar më 24-09-2020, 21:06

Ngjarja e sotme ku mbetën të plagosur dy të rinj dhe u ekzekutua nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru, ishte diçka tronditëse për qytetin e Elbasanit dhe mbarë opinion publik.

U deshën gati 5 orë që të merrte fund “aventura” e çmendur e të moshuarit i cili bëri rezistencë dhe qëlloi disa herë mbi policinë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai e konsideron të turpshëm gjithë operacionin dhe i cilëson si të paaftë drejtuesit dhe efektivët e policisë.

"E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze… Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku… Nje polici e paafte ta arrestoje. Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin… Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret", shkruan Noka.