Transmetuar më 24-09-2020, 20:44

Më shumë se 20 shoqata të udhëtimit dhe turizmit, përfshirë Komisionin Evropian të Udhëtimeve (ETC), i kanë dërguar një letër të hapur Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke i kërkuar asaj të adresojë çështjen e uljes së vazhdueshme të trafikut të pasagjerëve ajrorë, për shkak të kufizime të udhëtimeve nga Covid-19.

Në mënyrë që të ruhen vendet e punës së më shumë se 27 milion personave që punojnë në këtë sektor, Komisioni Evropian i Udhëtimeve së bashku me 20 organe udhëtimi dhe turizmi i kanë kërkuar edhe një herë udhëheqjes së Komisionit Evropian të testojë personat pas mbërritjes së tyre në vendet Evropiane për COVID-19 , në vend të përdorimit të rregullave të karantinës.

“Udhëtimet dhe turizmi evropian kanë pësuar një goditje shkatërruese nga kriza e koronavirusit për shkak të kufizimeve të koordinuara në mënyrë të pamjaftueshme, uljen e besimit të udhëtarëve dhe zvogëlimin e kërkesës së konsumatorit.”

“Industria thjesht nuk ka mundësi të ketë një pasqyrë të ngjashme të fragmentuar me qasje nacionale të paqëndrueshme dhe vazhdimisht, në ndryshim për sezonet e ardhshme të vjeshtës dhe dimrit. Liria e lëvizjes dhe miliona jetë në Evropë janë në rrezik sot. Komisioni Evropian duhet të gjejë rrugën për të rivendosur udhëtimet në BE ", theksoi Presidenti i Komisionit Evropian të Udhëtimeve, Luís Araujo.

Grupet që përfaqësojnë më shumë se 5,000 kompani anëtare shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me kufizimet aktuale të udhëtimit, të cilat po ndikojnë në biznesin e tyre.

Më parë këtë muaj, një raport i ACI EUROPE zbuloi se gjatë dy javëve të para të këtij muaji, ishte shënuar një rënie e vazhdueshme e mbërritjeve në aeroportet evropiane. Sipas raportit, gjatë dy javëve të shtatorit u regjistrua një rënie prej 73 përqind në trafikun e pasagjerëve, në Evropë, krahasuar me 65 përqind rënie të shënuar në mes të gushtit.

"Ne kështu po ju nxisim që ta bëni këtë çështje një përparësi kryesore, duke ju bërë thirrje që ta adresoni këtë çështje drejtpërdrejt me Shefat e Shteteve dhe Qeverive … Prandaj, gjithashtu po ju nxisim të siguroheni që Komisioni të marrë drejtimin në zhvillimin e testimve  për udhëtimet dhe zbatimin e tij për të shmangur karantinat dhe rihapjen e kufijve,” – thuhet në letër.

Muajin e kaluar, linjat ajrore dhe aeroportet i kërkuan qeverive evropiane të pranojnë një rezultat negativ të testit COVID-19, në vend që të vendosnin rregulla karantine për pasagjerët, pas mbërritjes së tyre.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), në gusht, thirri qeveritë në të gjithë Evropën të heqin kufizimet kufitare në mënyrë që të ndalojnë shkatërrimin e sektorit ekonomik të Evropës të shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19.

Muajin e kaluar, shoqatat e linjave ajrore dhe aeroporteve të Evropës gjithashtu theksuan se kufizimet e udhëtimit nuk janë të bazuara në shkencë, sipas tyre, përmes një letre të përbashkët dërguar Kryeministrave, ministrave të Transportit, Shëndetësisë dhe Ministrave të Punëve të Brendshme në të gjithë BE, zonën Shengen dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Janë me mijëra shqiptarë, që po vuajnë aktualisht pasojat e izolimit.

/NOA.al