Transmetuar më 24-09-2020, 19:38

NGA MENTOR KIKIA

Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në Janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot prodhimin.

Çdo vit, mediat shfaqin skena që tregojnë sesi përfundojnë nëpër kanale e lumenj mollë, patate, qepë, domate e shalqinj.

Pasoja: Krizë ekonomike dhe braktisje masive e fshatrave dhe vendit nga rinia.

Në programet e partive dëgjojmë vetem premtime për subvencione apo rimbursime për hekura e plastmas serash. Qeveria i nxit të bashkohen në kooperativa që ti eskportojnë prodhimet. Vetëm kaq.

Po përse nuk ndodh kjo? Nga se vuan sot bujqësia jonë?

Shërbimi veterinar e agronomik është mizerabël.

Mungesë totale kontrolli për cilësinë e pesticideve.

Mungestë tolate kontrolli për importin e fidanëve dhe farërave.

Mungesë totale kontrolli për plehrat kimike.

Asnjë lloj kërkimi shkencor në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Mungesë totale konsulence për organizimin dhe tregjet.

Shteti është dorëhequr tërësisht nga ky mission.

Pasojat:

Një bujqësi ende primitive. Produkte jo cilësore për shkak të mungesës së shërbimeve cilësore dhe konsulencës shkencore. Fuqi konkuruese zero, duke qenë dekada larg edhe nga vendet fqinje.

Politikanët, kur janë në opozitë, shkojnë nëpër fshatra, u puthin duart fshatarëve dhe akuzojnë qeverinë. Por kur vijnë në qeveri, i harrojnë.

Tani, ju në qeveri e ju në opozitë, merreni këtë burrë që qan dhe degjojeni natë e ditë, për të kuptuar se kriza nuk është thjeshtë krizë ekonomike, por një dramë e madhe me përmasa kombëtare.

fermeri

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditëKy burrë është një fermer në Korçë, i cili në Janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot prodhimin.Çdo vit, mediat shfaqin skena që tregojnë sesi përfundojnë nëpër kanale e lumenj mollë, patate, qepë, domate e shalqinj. Pasoja: Krizë ekonomike dhe braktisje masive e fshatrave dhe vendit nga rinia.Në programet e partive dëgjojmë vetem premtime për subvencione apo rimbursime për hekura e plastmas serash. Qeveria i nxit të bashkohen në kooperativa që ti eskportojnë prodhimet. Vetëm kaq. Po përse nuk ndodh kjo? Nga se vuan sot bujqësia jonë?Shërbimi veterinar e agronomik është mizerabël.Mungesë totale kontrolli për cilësinë e pesticideve.Mungestë tolate kontrolli për importin e fidanëve dhe farërave.Mungesë totale kontrolli për plehrat kimike.Asnjë lloj kërkimi shkencor në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.Mungesë totale konsulence për organizimin dhe tregjet.Shteti është dorëhequr tërësisht nga ky mission.Pasojat:Një bujqësi ende primitive. Produkte jo cilësore për shkak të mungesës së shërbimeve cilësore dhe konsulencës shkencore. Fuqi konkuruese zero, duke qenë dekada larg edhe nga vendet fqinje. Politikanët, kur janë në opozitë, shkojnë nëpër fshatra, u puthin duart fshatarëve dhe akuzojnë qeverinë. Por kur vijnë në qeveri, i harrojnë.Tani, ju në qeveri e ju në opozitë, merreni këtë burrë që qan dhe degjojeni natë e ditë, për të kuptuar se kriza nuk është thjeshtë krizë ekonomike, por një dramë e madhe me përmasa kombëtare.

Publiée par Mentor Kikia sur Jeudi 24 septembre 2020