Transmetuar më 24-09-2020, 16:48

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nuk ka pasur asnjë viktimë nga Covid, në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në dy spitalet Covid janë të shtruar 186 pacientë, 16 prej të cilëve në terapi intensive, 5 të intubuar.

Kanë rezultuar pozitivë 134 persona pozitivë në 24 orët e fundit.

Gjithashtu janë shëruar 100 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.

Situata epidemiologjike në 24 orët e fundit:  

Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:

61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale 83103

Raste pozitive 12921

Raste të shëruara 7239

Raste Aktive 5312

Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2630

Durrës 576

Shkodër 380

Lezhë 302

Elbasan 300

Korçë 250

Fier 246

Vlorë 195

Kukës 154

Berat 108

Dibër 90

Gjirokastër 81

/NOA.al