Transmetuar më 24-09-2020, 16:07

Virologia Li-Meng Yan ka fajësuar qeverinë e Pekinit se ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2. Ajo thotë se koronavirusi doli nga laboratori.

"Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të dalë nga një laborator. Askush nuk po thotë të vërtetën. OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze".

E intervistuar nga ‘Neës Mediaset’ ajo gjithashtu ka premtuar se nxjerrë në dritë prova që do të konfirmonin teorinë e saj.

"Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam botuar tashmë”, tha ajo.

“Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush ishte në posedim të substancave të përdorura. Të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë ".

Li-Meng Yan e quan pandeminë "një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë".

Ajo tha se shumë kolegë të saj i kishin thënë  që të mbylle gojën dhe ta fshihte të vërtetën.

"Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit," – theksoi Yan.

Virologia gjithashtu i dërgoi një mesazh komunitetit shkencor, i cili e akuzon atë se në botimin e parë kishte përhapur një teori të pabazuar në fakte.

"Unë kam vite që punoj në këtë fushë, jam në krye të hulumtimit dhe e di se si funksionon. Studimi që botova është shumë i qartë. Shkencëtarët dhe revistat që më kritikuan nuk e kanë parë atë me kujdes”, – tha ajo, e cila mbron idenë që koronavirusi që po trondit botën është “prodhim kinez”.

Edhe presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk e quan as Covid-19 dhe as koronavirus,  apo Sars-Cov-2, por thjesht “virusi kinez”.