Takim me ambasadorët e BE, Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen europiane
Transmetuar më 24-09-2020, 14:52

Presidenti Ilir Meta jep detaje lidhur me takimin që pati mesditën e sotme me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Ai e quan kënaqësi të takohej me ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë.

“U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane. Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Presidenti nënvizon se paprekshmëria e frymës dhe germës së marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim. /a.y/noa.al