Transmetuar më 24-09-2020, 11:02

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka, në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të kandidojë në Kukës, prej nga u mandata për të hyrë në Kuvend dy herë me radhë.

Duket se kryedemokrati Lulzim Basha ka menduar që Noka do jetë më i vlefshëm për kryeqytetin.

Ky fakt u konfirmua nga lista e përzgjedhur për kandidatë për deputetë në qarkun e Kukësit, ku emri i Nokës nuk u pa askund.

Kështu duket se Flamur Noka do e kërkojë mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, flitet në zonën e Kamzës, ku do i kërkohet që të mbledhë më shumë vota. /a.y/noa.al

PD liston emrat e kandidatëve për qarkun Kukës, vendos anëtarësia