Transmetuar më 24-09-2020, 10:50
Foto ilustruese

Një fëmijë i cili ishte dërguar nga prindërit në një çerdhe private për tu kujdesur, ka rënë pre e dhunës së një punonjësi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku pas denoncimit të bërë nga prindërit e foshnjës u procedua penalisht 61-vjeçari G. D., banues në Durrës.

Dyshohet se 61-vjeçari në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

Ishin prindërit ata që konstatuan të nxira në trupin e fëmijës kur shkuan për ta marrë, duke bërë denoncim në polici.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës dhe Durrësit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al