Transmetuar më 24-09-2020, 08:41

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit del me informacion të detajuar lidhur me tërmetin e fortë që goditi vendin gjatë natës.

Sipas informacioneve paraprake, në orën 01:25:10 të datës 24 shtator, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 kilometër në veriperëndim tët Cërrikut.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme. /a.y/noa.al

Tërmet 4.3 ballë godet Shqipërinë, ku ishte epiqendra