Transmetuar më 23-09-2020, 23:56

Bie në pranga një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën akuzën se është një spiun i qeverisë kineze dhe se ka punuar për Pekinin për të mbikqyrur mbështetësit amerikanë të lëvizjes së pavarur tibetiane.

Baimadajie AngWang, nënshtetas amerikan me prejardhje nga Tibeti, ishte një punonjës policie i Neë York-ut.

Sipas një denoncimi të paraqitur në gjykaten federale të Brooklyn, 33 vjeçari mund të ketë punuar nga viti 2018 si agjent për Republiken Popullore Kineze.

Ky është rasti i fundit i spiunimit që “dridh” boshtin e trazuar amerikano-kinez, që u raportua shpejt nga mediat e të gjithë botës.

Sipas mediave, Angwang nuk ka kompromentuar në ndonjë mënyrë sigurinë kombëtare ose operacionet e departamentit të New York-ut.

Megjithatë, agjenti, aktualisht në burg pa mundësi daljeje me kusht, është konsideruar “një kërcënim i brendshëm”, sipas fjalëve të Ëilliam Sëeeney, shef i zyrës njujorkeze të FBI-së.

Shënimi i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara flet qartë: Angwang është i akuzuar se ka vepruar si agjent i huaj i pa regjistruar në “raportimin për funksionarë të qeverisë (kineze) rreth aktiviteteve të shtetasve kinezë në zonën e New York-ut dhe ka zhvilluar burime inteligjence në brendësi të komunitetit tibetian në Shtetet e Bashkuara”./noa.al/