Transmetuar më 23-09-2020, 20:41

Ambasadorja Yuri Kim pak ditë më parë bekoi përfaqësuesit e lëvizjes “Nisma-Thurje”, e cila tanimë është kthyer në një parti politike dhe pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Yuri Kim darkoi me ta, në një foto që edhe u bë publike, duke ndezur  debate në rrjetet sociale, pse jo krijoi edhe paksa rivalitet te klasa tradicionale politike.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë darkoi rreth një javë më parë me përfaqësues të kësaj force të re politike, ku ishin emra si deputetja Rudina Hajdari, apo edhe Pano Soko, Endri Shabani, Rezart Prifti dhe të tjerë. Ishte një mesazh i qartë se ndërkombëtarët kërkojnë një klasë të re politike.

Pothuajse të gjithë të rinjtë e përfshirë, ose kanë qenë pjesë e së djathtës por janë larguar prej saj si të pakënaqur, si Rudina Hajdari dhe Rezart Prifti, ose kanë mbaruar shkollën kryesisht jashtë, si Endri Shabani, dhe idetë e tyre nuk përputhen me ato të klasës aktuale politike.

“Nisma Thurje” vetëm në fillim të këtij muaji konfirmoi tranzicionin në një parti politike, duke konfirmuar zërat qarkullonin prej kohësh.

“Kjo lëvizje luftoi për hapjen e sistemit, duke sugjeruar lista të hapura për zgjedhjet që pritet të mbahen më 25 prill të 2021-shit.

Për kreun e lëvizjes u lakua shpesh edhe emri i aktorit Mirush Kabashi, por një nga themeluesit, e mohoi pas takimin me Yuri Kim një gjë të tillë.

Por si qëndron e vërteta?

Në fakt, Mirush Kabashi, pak kohë më parë la pas një sëmundje, por edhe për moshën që ka (72-vjeç) apo për të kaluarën, ai nuk ka ndërmend të të bëhet pjesë e politikës.

Aktori nuk është shprehur asnjëherë lidhur me aludimet në media. Por mësohet se ka shprehur simpati dhe mbështet çdo lëvizje të re, që krijohet në vendin tonë, për një Shqipëri më të mirë.

Kaq ka mjaftuar që emri i tij të përfshihet edhe në këtë lëvizje të re politike, e përbërë kryesisht nga të rinjtë.  Duket më tepër një keqpërdorim i emrit të tij, ndoshta edhe me qëllim!

Gjitshesi, në foton e fundit me Yuri Kim mungonte një nga drejtuesit e kësaj Nisme, Besian Pesha.

Ai ka qenë më herët pjesë e lëvizjes “Mjaft” të Erion Veliaj dhe është larguar prej saj.

Mësohet se paralelisht me lëvizjen e re politike të së djathtës, me mbështetjen e ndërkombëtareve, do të krijohet edhe një lëvizje e re e së majtës, ndoshta kjo si e vetmja mundësi, për të konkurruar klasën aktuale politike.

/NOA.al