Transmetuar më 23-09-2020, 19:00

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me ekspertë të shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën përballen mjekët dhe infermierët.

Ai tha se ata punojnë në kushte mizerabël dhe me paga të ulëta.

Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe. Nuk ka gjurmim të rasteve. Nuk trajtohen rastet. Testimet janë të ulëta.

Nuk bëhet ndjekja e pacientit, nuk ka analiza gjaku, nuk ka skaner, mjekimet nuk rimbursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet Covid.

Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve, për shkak të kushteve mizerable. Paketa e 1000 euro për mjekë ka qenë jo e plotë. Sot mjekët janë të diskriminuar dhe të keq-paguar, edhe në raport me fqinjët. Duhet edhe rimbursimi për këta pacientë”, deklaroi Basha.

Ai tha se përballja me situatën nga pandemia është dështim deri tani e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë.

“Situata paraqitet në prag të katastrofës, kjo mbledhje s’është aspak e parakohshme, jemi futur tani në garë me kohën, e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, mjekë e pacientë s’kanë asnjë informacion se çfarë mësimesh janë marrë, nga dështimi i përballjes me Covid der tani, që ka qenë dështim është e padiskutueshme, kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë”, vijoi kryedemokrati. /k.k/noa.al/