Transmetuar më 23-09-2020, 18:42

Luis Suarez do të largohet nga Barcelona dhe do të bashkohet me Atletico Madrid në orët e ardhshme.

Të mërkurën sulmuesi ishte në kompleksin stërvitor të klubit katalanas për t’i dhënë lamtumirën stafit dhe ish-shokëve të tij. .

Ndërsa largohej, emocioni ishte i qartë për t’u parë.

Edhe pse ai u largua shpejt, vëzhguesit mund të shihnin lotët e tij.

Barcelona këtë verë është përpjekur të transferojë disa lojtarë me profil të lartë në klube të tjera, teksa është përqëndruar më tepër në shitje sesa në blerje.

Një nga një, klubi katalanas po largon disa lojtarë, për të ulur faturat e pagave.

Sidoqoftë, disa janë larguar për tarifa transferimi afër zeros, ndërsa të tjerë kanë sjellë fitime në arkën e “Camp Nou”.

Barcelona ra dakord të shesë Arthur Melo te Juventus për 72 milion euro plus një potencial 10 milion euro shtesë.

Kjo do të thoshte një fitim, krahasuar me 31 milion euro që ata paguanin për kartonin e tij te Gremio dy vjet më parë.

Ky transferim duhet të jetë përfshirë së bashku me blerjen e Miralem Pjanic për 60 milion euro. Në thelb ishte një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin.

Ivan Rakitic ishte i pari që u largua, duke u kthyer në ish-klubin e tij Sevilla për vetëm 1.5 milion euro të fiksuara.

Ka edhe  9 milion euro të tjera që mund të bëjnë rrugën e tyre për në Barcelonë, megjithatë, parashikohen edhe shtesa të bazuara në performancë. Arsyeja për të lënë lojtarin të shkonte ishte se ai ishte kishte një pagë të lartë, pasi fitonte 9 milion euro në sezon.

Interi njoftoi nënshkrimin e Arturo Vidal të martën, duke nënshkruar me kilianin pa asnjë tarifë paraprake. Pala italiane mund të përfundojë duke paguar 1 milion euro shtesë, vetëm kaq.

Siç ishte rasti me Rakitic, 9 milion euro të pagës së Vidal ka të bëjë me Barcelonën dhe kjo është arsyeja pse ata nënshkruan këtë marrëveshje.

Në rastin e Nelson Semedo, Barcelona përfitoi nga një tarifë e konsiderueshme transferimi prej 30 milion euro plus një potencial 10 milion euro më shumë.

Sidoqoftë, nuk duket shumë mbresëlënëse kur merret parasysh se ata paguan 30 milion euro ekipit të Benfica, të tre sezone më parë.

/NOA.al