Transmetuar më 23-09-2020, 16:32

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë tha se gjatë 24 orëve të fundit nga 887 testime  janë konfirmuar pozitivë 121 persona.

Kanë ndërruar jetë tre pacientë në 24 orët e fundit. Një 70-vjeçar nga Tirana, një 80-vjeçar nga Korça dhe një 71-vjeçar nga Lushnja.

Janë shëruar 97 persona në 24 orët e fundit, çka tregon se kurba nuk është thyer, pasi numri i të infektuarve krahasuar me numrin e të shëruarve mbetet më i lartë.

Në 24 orët e fundit  janë  97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.

Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)

Testime totale                   82.233

Raste pozitive                    12787

Raste të shëruara            7139

Raste Aktive                        5278

Humbje jete 370 

(Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2616

Durrës                  564

Shkodër                381

Lezhë                    305

Elbasan                  304

Korçë                    249

Fier                        244

Vlorë                     193

Kukës                    150

Berat                     105

Dibër                       86

Gjirokastër           81

/NOA.al