Transmetuar më 23-09-2020, 16:27

Në 24 orët e fundit tre pacientë në vend e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça, tha Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 887 testimet, 121 janë raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Lajm i mirë në radhët e të shëruarve, me 97 në 24 orë.

Në spitale po marrin trajtim 189 pacientë, 18 në terapi intensive, dhe 6 në intubim.