Transmetuar më 23-09-2020, 16:08

Pak pasi Kryeministri Rama prezantoi planin për punësimin e atyre që humbën vendet e punës nga pandemia, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai shkruan në Tuiter se nëse ato që thotë sot kreu i Qeverisë, do të ishin bërë vite më parë, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij”, shkruan Basha.

Në fakt duket sikur Kryeministri Rama ka nisur fushatën elektorale të zgjedhjeve, edhe pse jemi disa muaj larg.

Një ditë më parë tha se do të zerohet tatim fitimi për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë.

Këto, për Partinë Demokratike janë mashtrimet e radhës të një “qeverie të dështuar”. /k.k/noa.al/