Transmetuar më 23-09-2020, 13:16

Kulla Eiffel në Paris u evakuua paraditen e sotme, pasi policia mori një telefonatë, ku denoncohej prania e një bombe.

Aktualisht po bëhen verifikimet e rastit nga policia.

E gjithë zona përreth monumentit simbol të kryeqytetit francez u izolua, si dhe qarkullimi i mjeteve u ndërpre.

Dyshohet se një person kërcënon se do të hedhë kullën në erë, teksa thuhet se ka thirrur "Allahu Akbar". /a.y/noa.al