Transmetuar më 22-09-2020, 21:02

Mediat e huaja kanë publikuar disa momente dramatike, kur erërat e forta nxjerrin dallgët e mëdha të detit në një rrugë në Kinë, duke marrë përpara të gjitha makinat.

Videoja që është bërë virale shfaq dallgët masive duke u përplasur në mjete të ndryshme motorike në pjesën lindore të Kinës, më saktësisht në qytetin Hangzhou.

Si rezultat i motit ekstrem dhe erërave të forta janë dëmtuar shtatë makina, e ky fenomen i rrallë natyrorë po ndodhën në kohën kur Azia është përfshirë nga një stuhi e fuqishme.

Megjithatë për fat të mirë asnjëri nga shoferët apo pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime, pavarësisht se në pamje të parë duken sikur automjetet “zhduken” nga dallgët që i godasin fuqishëm.

Më poshtë pamjet: